Tjetër aksident në rrugët tona, parakalimi i gabuar merr më qafë 7 persona! Një fëmijë në gjendje kritike…

Një tjetër aksident është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të lënduar, mes tyre një fëmijë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje kritike dhe shumë shpejt pritet të niset drejt Traumës në Tiranë.

Në ak sident është përfshirë një fuoristrada “Mitsubish” dhe një “Audi A6”. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Pirajve.

Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës, për pasojë 7 persona janë pl agosur.

Trafiku është bllokuar në të dy anët dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër, Kallmet- Dajç, pasi ky aks është me shumë trafik në këtë periudhë të vitit.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME