Teksa mendoi se ia hodhi me Covid-19, Marina Vjollca përballet me një tjetër problem: Më ka ngecur…

Instagrami është kthyer në një platformë ku ti mund të ndash gjithçka, qofshin ato edhe probleme, për të arritur në një zgjidhje së bashku me ndjekësit e tu.

 

Moderatorja Marina Vjollca, së fundmi ka përjetuar një situatë të sikletshme, teksa ka qenë duke konsumuar peshk. Me anë të një Instastory, ajo tregoi se i ka ngecur një halë në fyt.

 

“Çfarë të bësh kur të ngec hala e peshkut në fyt,”-shkruan Marina.

 

Ndjekësit kanë qenë të gjendshëm menjëherë duke i treguar një metodë moderatores: të hajë tul buke.

 

Vjollca i ka zbatuar këshillat e ndjekësve, por pa rezultat. “Mbarova një bukë të tërë e nuk funksionoi,”-u shpreh Marina.

 

Kohët e fundit Marina ka kaluar disa ditë të vështira së bashku me vajzën e saj Marget, pasi të dyja u infektuan me koronavirus.

 

Moderatorja tregoi se më në fund kishte rezultuar negative, ndërsa tregonte edhe testin me foto. Por ndjekësit e saj ishin kureshtarë në lidhje me gjendjen e saj dhe simptomat që ka pasur.

 

“Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39”- shkroi Marina, e cila zbuloi gjithashtu se edhe vajza e saj Marget ishte.

TE TJERA