Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për muajin gusht.
“Nga dita e hënë e deri në ditën e enjte, kemi një rënie të lehtë të temperaturave. Ndërsa duke nisur nga dita e enjte e në vazhdim kemi një rënie të ndjeshme, duke shkuar deri në 7 gradë celsius.
Edhe vlerat minimale do të shënojnë një rënie të ndjeshme.
Maksimumet do të zbresin drejt 30-34 gradë celsus në qytetet e Beratit, Elbasanit dhe Gjorokastrës.
Do të ketë edhe reshje shiu, sidomos nga e enjtja e në vazhdim, ku do të jenë më të dukshme në zonat veriore e veri-lindore.
Ndërsa në bregdet, këto reshje do të jenë të papërfillshme.
Për sa i përket vijës bregdetare, do të kemi kryesisht kthjellime, me alternime të herë pas herëshme të vranësirave, ku mund të kemi disa pika shiu në zona të caktuara.
Ndërsa për sa i përket 15 ditëshit të dytë të gushtit, pritet të kemi një përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave”, është shprehur Osmani.