Plazhet në Shqipëri bosh! Greqia vendos rekord të ri, akoma dhe më mirë se viti 2019

Teksa turizmi shqiptar përballet me një sezon të vështirë me shezlonë të boshatisur për shkak të çmimeve të larta, disa kilometra më në jug situata është krejt ndryshe. Greqia këtë vit ka regjistruar të ardhura rekord nga turizmi duke ia kaluar edhe atyre para pandemisë.

 

Mësohet se të ardhurat në shtetin fqinj janë grumbulluar afro 20 miliardë euro si rezultat i sezonit të suksesshëm veror.

 

Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, në periudhën përpara shpërthimit të pandemisë.

 

Zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.

 

Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë.

 

Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...