Pica më e shtrenjtë në botë kushton 8300 euro

“Louis XIII” (Luigji i 13-të) i shefit italian Renato Viola është pica më e shtrenjtë në botë – tetë mijë e treqind euro.

 

Ajo përbëhet nga tre lloje havjari, karavidhe, cikada deti dhe disa pika konjak “Remy Martin Louis XIII”.

 

Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “Corriere della Sera”.

 

Renato Viola është “master pizza chef” me origjinë nga Cilento.

 

Ai zotëron “Mister O1 Extraordinary Pizza” e cila ka disa restorante në Florida, dy në Madrid dhe një në Riyadh të Arabisë Saudite.

 

Renato Viola shpjegon në faqen e tij se “çmimi i Louis XIII justifikohet nga përbërësit: është një picë me diametër 20 centimetra për dy persona, e bërë me një brumë mielli organik”.

 

Në bazën e salcës janë mocarela e buallicës dhe tre lloje të ndryshme havjarësh, të vendosura mbi brumë në vend të domates.

 

Pas bazës vazhdojmë me karkalecat e kuq të Acciaroli-t, një qytet i vogël bregdetar në provincën e Salerno-s, në Cilento.

 

Pastaj karavidhe dhe cikada deti.

 

Prekja e fundit jepet nga konjaku ekskluziv i Remy Martin Louis XIII, i cili i jep dhe emrin picës.

 

Ky i fundit, është një konjak i prodhuar nga rajoni i Champagne-s.

 

Konjaku konsiderohet ndër më të mirët në botë dhe Luigji i 13-të e rezervonte për raste shumë të veçanta.

 

Për shembull, ai iu shërbye Mbretëreshës Elizabeth në pallatin e Versaille-s, për nder të vizitës së saj në Francë në vitin 1957.

TE TJERA