Partia më e re në Shqipëri i bën thirrje qeverisë: Jepi çdo qytetari mbi 18 vjeç 50-70 euro në muaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i është drejtuar qeverisë me 6 propozime konkrete në ndihmë të situatës ekonomike të qytetarëve.

 

Sipas Blushit shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë.

 

Ai tha se qeveria duhet të: Indeksojë pagat, rritë rrogat dhe pensionet, mbështesë financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç, ulë TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit, të lehtësojë çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit.

 

Deklrata e plotë: Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë.

 

Fuqia blerëse ka rënë sepse çmimet janë të papërballueshme! Sot blihet më shumë bukë dhe shumë herë më pak mish dhe nënprodukte të tij, më pak qumësht, djathë, kos, vezë, oriz, makarona dhe fruta.

 

Blerjet e këtyre produkteve kanë rënë 30% deri në 40% krahasuar me një vit më parë. Rënia e konsumit po krijon situatë të vështirë edhe te biznesi, që gjithë presionin është i detyruar ta shkarkojë në uljen e pagave të punonjësve dhe shkurtimin e vendeve të punës.

 

Ky është rrënimi ekonomik, që po mbjell Qeveria e Edi Ramës që jo vetëm vjedh papushim taksat e shqiptarëve me inceneratorët, PPP, koncensione, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por po fut duart edhe në xhepat e tyre duke i grabitur çdo ditë me çmimet abuzive të ushqimeve dhe naftës, që vetë i vendos e kontrollon.

 

Me taksat dhe tatimet më të lartat në rajon, Qeveria po dështon me vullnet të plotë edhe turizmin, që do të thotë më shumë varfëri dhe dëshpërim për mijëra familje, që e kanë lidhur jetesën me këtë sektor jetik për vendin.

 

Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv. Për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.

 

I bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë: 1- Indeksoni pagat! 2-Rritni rrogat dhe pensionet! 3-Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!

 

4-Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit! 5-Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme. 6-Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).

 

Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017.

 

Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...