Bashkëpunimet janë kthyer në një trend vitet e fundit për këngëtarët shqiptar.
Fansat kanë shijuar projektet e përbashkëtat të artistëve të tyre të preferuar, por kanë dëshira edhe për dyshe të reja.
Në një bisedë virtuale në Instagram, një fans i Ronela Hajatit ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e saj me Rigels Rajkun të njohur si Noizy.
“Një bashkëpunim me Noizyn a ke dëshirë me realizuar,”-ka shkruan ndjekësi.
Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këngëtarja ka treguar se nuk do t’i thonte jo një ftese nga reperi.
“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo. E vlerësoj punën e çdo artisti këtu. Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë. Kështu që big up atyre që i rezistojnë tregut,”-ka shkruar Ronela.
Kujtojmë që më herët Ronela u pyet për planet kur e ka ndërmend të bëhet nënë, duke u shprehur: “40 vjeç dhe do ja marr shpirtin. P.S janë punët e zotit se bëj shaka.”