Mjekja e njohur vë alarmin: Mos blini domate, speca, që shiten në rrugë, mund të humbni jetën

Një prej gjërave ndaj të cilave duhet të tregojmë më tepër kujdes gjatë gjithë vitit, por veçanërisht më tepër gjatë stinës së verës është ushqyerja. Një ushqyerje e rregullt, përkthehet në një shëndet më të mirë dhe imunitet më të forte.

 

Dr. Alma Hoxhaj e pyetur nga gazeta Shëndeti ka shpjeguar se kjo periudhë është delikate. Problemet të cilat ajo has tek pacientët janë të ndryshme por ato më të shpeshtat kanë të bëjnë me covid-19 dhe ushqyerjen. Sa i takon ushqyerjes janë rritur shumë rastet e helmimeve nga ushqimet e ndenjura dhe të pakontrolluara. Kryesisht helmimet shoqërohen me simptoma të tilla si: diarre, të vjella, lodhje dhe temperaturë.

 

Një pjesë e madhe e këtyre pacientëve me të tilla probleme i drejtohen urgjencës sepse kanë fillim të menjëhershëm dhe jo diçka që nis gradualisht me shfaqjen e një apo dy simptomave.

 

“Qytetarët duhet të kenë më tëpër kujdes në konsumimin e ushqimeve, pasi ato duhet të jenë sa më të freskëta dhe të gatuara në çast. Duke konsumuar kryesisht zarzavate, fruta dhe ushqime të gatuara brenda vaktit, qoftë në shtëpi apo dhe ato në restorante, do të mund të shmangim helmime.

 

Ajo çfarë është më e rëndësishme dhe duhet patur parasysh është mos blerja e ushqimeve në shitësit ambulatorë, ata që shesin ushqime të pakontrolluara dhe që qëndrojnë për orë të tëra të ekspozuara në diell, pasi duke mos u mbajtur në temperaturën dhe kushtet e duhura mund të çojnë deri në rrezik të madh për jetën.

 

Fëmijët e vegjël dhe moshat e treta janë ato të cilët po i përballojnë më me vështirësi këto probleme gjatë stinës së verës”, thotë mjekja infeksioniste Alma Hoxha./Burimi “GAZETA SHËNDETI”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...