Einxhel Shkira reagon pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur: Do flas dhe shumë njerëz do pendohen…

Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas fotos që u publikua në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në ecje me Dj Dagz.

 

Einxhel shihej me një bluzë të gjerë në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë e përfolur dhe me syze e kapele për të mos u identifikuar nga qytetarët.

 

Ndërkohë, në një status në Twitter, ajo shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”.

 

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë. Megjithatë duket se edhe këtë herë moderatorja nuk ia doli “të fshihte” pritjen e ëmbël.

TE TJERA