Turistët që punojnë/ Një hotel në Shkodër i punëson në këmbim të fjetjes

Hostelet në Shkodër janë të tejmbushura me turistë të huaj gjatë kësaj vere.

 

“Fluksi në rritje po përballohet me vështirësi pasi njësite akomoduese kanë mungese të fuqisë punëtore. Gjithsesi një hostel në Shkodër ka gjetur një tjetër zgjidhje: të rinj nga e gjithë bota që në këmbim të akomodimit aty, punojnë falas”, thotë Brian Gjerga, menaxher hosteli.

 

Maria nga Amerika kujdeset për kuzhinën dhe përgatit ushqimin për stafin dhe klientët prej disa muajsh.

 

“Është vend i bukur, ushqimi i mirë dhe njerëzit janë shumë miqësor. Që kur erdha herën e parë, u ndjeva si në shtëpi dhe mendova direkt se ky është vendi ideal për mua. Unë ndihmoj grupin në kuzhine, në pastrim, në recepsion, në festat që organizojmë, pra kudo që është nevoja. Nga Shqipëria, kam mësuar gjënë më kryesore: nuk janë gjithçka paratë, siç ndodh në Amerikë tek unë, por duhet t’i japim prioritet jetës tonë, lirisë dhe qejfit me miqtë”.

 

Ndersa Nicolas ka ardhur nga Kolumbia për të shijuar Shqipërinë, duke punuar si vullnetar.

 

“Unë kam dy javë që po punoj këtu. Zgjodha Shqipërinë sepse lexova shumë në internet për këtë vend dhe m’u duk interesant. Unë punoj si kamarier ndërsa jam edhe trajner i jogas, por gjithashtu jap edhe mësime të kërcimit salsa për turistët. Kam folur me menaxherin dhe do të qëndroj këtu deri në shtator”.

 

Hostelet mbeten me te preferuarat për turistët e huaj, për shkak të çmimit më të lirë.

 

TE TJERA