Protestojnë pronarët e motorrëve të ujit në Velipojë/ “Veç hajrin ma ka pa policia, s’kanë pasur mjete dhe jam futur unë të shpëtoj njerëzit”

Pas Vlorës, radha për të protestuar iu ka ardhur pronarëvë të mjeteve të ujit në Velipojë, të cilët kundërshtojnë vendimin e policisë.

 

Kjo e fundit ndaloi daljen në det të të gjitha mjeteve motorike, pas dështimit në marrjen e masave për të parandaluar tragjedi të tilla si ajo e Himarës ku humbi jetën 7 vjeçarja Jonada Avdia. Pronarët e mjeteve shprehen për Fax News se ata janë penalizuar nga ky vendim, pavarësisht se disponojnë dokumentacion të rregullt, ku iu lejohet dalja në det.

 

Sipas tyre policia deklaron se ka marrë udhër nga lart, dhe nuk mund ti marrë parasysh kërkesat e tyre. Nga ky vendim janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete vetëm në Velipojë.

 

“Në radhë të parë ngushëllime familjes që i ka ndodhur tragjedia, kam 14 vite që punoj në Velipojë, veç hajrin na ka parë policia dhe jo sherrin, kemi shpëtuar dhjetra jetë njerëzish. Ne kërkojmë një përgjigje, ne jemi penalizuar, dhe përgjigja nga policia nuk vjen.

 

Nuk ka asnjë vendim me shkresë, ‘jo kam marrë urdhër nga lart, jo se më ka thënë i madhi, jo se më ka thënë i vogli’. Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, edhe pse nuk na kanë dhënë asnjë shkresë ‘na thonë prit, prit, prit’.

 

Asnjë incident nuk kemi pasur në këto 14 vite. Dikujt ia kemi dhënë edhe pa patentë, por asnjë incident nuk ka pasur. Ka raste që kemi shpëtuar qytetarë, sepse policia vetë nuk ka pasur skafe”, shprehet Alban Frroku, pronari i 4 mjeteve të ujit në Velipojë.

 

‘Mbas ngjarjes që ndodhi, jemi shumë të mërzitur, na vjen keq se jemi familjarë dhe vetë. Policia kufitare na tha që nuk mund ti nxjerrim më motorët në ujë, dhe kaq, ndaj ju jemi drejtuar edhe juve. Dikush i ka këto mjete edhe për të ngrënë bukë, dikush tjetër i ka për qejf. Dokumentet i kemi paguar në Durrës, kjo ka ndodhur dhe në një fatkeqësi që ka ndodhur më parë, por tashmë nuk gjejmë zgjidhje’, shprehet pronari i disa motorëve të ujit.

 

TE TJERA