Moti merr kthesën e madhe, ja kur pritet të nisin rrebeshet e shiut

Ditët e nxehta që kanë “pushtuar” vendin, pritet që të zëvendësohen me vranësira dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak i nxehti parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

Gjatë mesjavës deri në fundjavë vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare.

“Java do të nisë e qëndrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ndërkohë temperaturat do të pësojnë rënien. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.

TE TJERA