“Aty o burr bën lekë shumë dhe shpejt”, gazetari rrëfen bisedën me 17-vjeçarin nga Hasi para se të marrë gomonen drejt Anglisë

Vrulli i të rinjve që duan të emigrojnë drejt Anglisë nuk ndalet, madje edhe minorenë. Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, sjell historinë e një 17-vjeçari hasian, të cilën e mësoi gjatë një udhëtimi me të nga Hasi në Durrës.

 

Ai i shpjegoi me detaje të gjithë rrugën që do të ndjekë dhe çfarë synon të arrijë atje. Dyzet përqind e emigrantëve të “La Manche” janë nga Shqipëria paqësore – jo një komb i shkatërruar nga lufta, bën me dije një raport sekret i inteligjencës ushtarake.

 

Gjithsej 1075 shqiptarë kaluan “Kanalin” me varka të vogla të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve gjatë një periudhe gjashtë-javore këtë verë.

 

Vitin e kaluar gjithsej 757 shqiptarë kaluan “Kanalin” vitin e kaluar, sipas shifrave të qeverisë, shkruan Daily Mail. B andat shqiptare thuhet se po blejnë varka të mëdha nga fabrikat kineze dhe po i përshtatin ato duke u kërkuar firmave kineze t’i bëjnë ato më të mëdha për të nxënë më shumë emigrantë në bord.

 

Historia e plotë! Në Sendilen ngjitur nga Hasi në Durrës, sot një djalë i imët po fliste me të ëmën në telefon. “Mos i trego askujt, derisa të arrij”- tha në telefon ai.

 

Iu ofrova afër dhe e pyeta se ku po shkon. Nuk u përgjigj për pak sekonda, dhe e ripyes prap; Në Angli? Po më tha. Me gomone? e pyeta. Po- më tha. Po pse me gomone, nuk ke frikë? Po kam frikë, por është më lirë.

 

Sa kushton? E pyes! 4000 euro. Po me kamion? Ehu me kamion 25000 paund, tha ai. Sa vjec je e pyes? 17 më tha. Po ku do ikesh? Në Itali, e më pas në Francë?

 

Po lejohesh të dalësh në Itali, 17-vjec? E kemi rregulluar. Kush ta ka rregulluar? Një kushëri. Po e di rrugën, ça do bësh në Francë.

 

Po po. Në Francë, do shkojmë tek një vend ku rrinë shqiptarët. Aty presim derisa të bëhet një grup 30 veta. Po më pas. Më pas paguajmë tra fikantët nga 4000 euro që na hipin në gomone.

 

Kush janë këta traf ikantë, shqiptarë? Ka edhe shqiptarë, por nuk i njohim. Ata na japin gomonen, njërit i thonë që nëse do ta drejtosh gomonen nuk do të marrim asnjë para, i japin një GPS dhe ikim.

 

Si, askush nuk vjen me juve? Jo, askush, sepse kanë frikë. Ata na i marrin lekët në brigjet e Francës dhe zhduken. Po, çfarë ndodh më pas e di?

 

Mesa di nisemi natën, dhe ecim avash, na kanë thënë të ecim avash që të mos biem në rrjetën e satelitëve. Po kur të arrini në Angli? Atje do lëmë gomonen e do shpërndahemi. Po nëse të kapin?

 

Do më çojnë në Kamp, jam nën moshë, s’më kthejnë dot! Ku i gjete lekët? Eh, i mora borxh? Po si do i paguash? Do punoj atje, në ndërtim.

 

E ke gjetur punën? Po po. Do më nisësh ndonjë foto ose video nga gomonia? Haha po, por mos ma nxirr fytyrën. Pa merak, i them unë.

 

Po shkollën e ke mbaruar? Aman, çfarë o burr, këtu ske të ardhme. Po si ska të ardhme. Ja edhe unë nga Hasi jam, punoj gazetar,- i them. Në Angli bën lekë shumë, dhe shpejtë.

 

Po si i bën lekët shpejtë? I bën i bën. Di të bësh lekë të shpejta ti? Do mësohem. Ke fol me ndonjë? Pak, se do flas kur të arrij atje. Po ndërtimin? Atë po, sigurisht. Epo kujdes andej se mos hyn në bu rg. Hajt tung. Të ectë mbarë vëlla!

TE TJERA