Zjarrfikësi shkon për të fikur zjarrin në një banesë, zbulon se 10 viktimat ishin familjarë të tij

Tre fëmijë dhe shtatë të rritur kanë humbur jetën në një zjarr në shtëpi në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe një zjarrfikës i thirrur në vendngjarje u shokua kur pa se viktimat ishin familja e tij.

 

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç.

 

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit, që mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

 

Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të pajetët ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

 

Ai tha se tre fëmijët që ndërruan jetë, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në atë shtëpi por kishin shkuar për vizitë te familja e tij.

 

Ngjarja fatale i ka përlotur të gjithë. Tani pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të zbuluar shkakun e vërtetë pse ra zjarri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...