“Ta tregonte qejfin Eduarti”/ Xhemi Shehu i nxjerr “te palarat” Arbana Osmanit dhe partnerit të saj (VIDEO)

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili.

 

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin e ngushtë mes dy moderatoreve.

 

Xhemi ka publikuar në Instastory një video me Arbanën, e cila i kërkon mikeshës së saj t’i bëjë një foto.

 

Më pas Xhemi ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan, “Foto bukur” dhe i bën tag kësaj të fundit.

 

Në një tjetër video Xhemi shkruan duke qeshur se partneri i Arbanës, Eduard Grishaj, është xheloz.

 

“30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur”- shkruan Xhemi krahas videos.

 

Ndërkohë Arbana i është përgjigjur vetëm videos së parë të Xhemit krahas së cilës shkruan: “Bukur jam veshur edhe sot por s’denjon zotrote të dalësh me mua.”

 

Dy mikeshat e ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, u kthyen në qendër të vëmendjes me batutën e nisur pak ditë me parë në rrjetet sociale.

 

Pak ditë më parë, dy moderatoret, zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story. Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”

 

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...