Ndalohen varkat pa liçensë që të çojnë në lumin e Shalës/ Policia: Janë bllokuar ata që nuk kanë dokumenta

Mbi 300 turistë janë bllokuar në portin e Fierzës pasi janë bllokuar varkat pa licensë, të cilat bëjnë transportin për në lumin e Shalës. Policia e Bajram Currit ka mbërritur në port dhe ka bere shpërndarjen e turistëve pasi drejtuesit nuk kanë leje për varkat që bëjnë rreth 90 minuta lundrim për në lumin e Shalës.

 

Drejtor i Kufirit në qarkun e Kukësit Gani Zeneli ka beret e ditur se janë bllokuar mjetet që nuk kanë dokumente ndërsa vijon lundrimi i trageteve dhe anijeve që kanë paraqitur dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet dhe personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë njoftuar dy ditë më parë që të paraqesin dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet që i kanë paraqitur janë vetem tragetet dhe anijet.

 

Ato janë verifikuar kanë rezultuar konform ligjit janë lejuar të dalin në lundrim, të tjerët nuk lejohet të dalin si në Fierzë ashtu dhe në Koman. Duhet të disponojnë leje për drejtimin e mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. Pra kush kapet në lundrim gjobitet, të tjerët mbahen të ankoruara deri në plotësim e dokumentacionit ka bere te ditur drejtori I kufirit ne qarkun kukes Gani Zeneli

 

Ne gjithë Shqipërinë po ushtrohen kontrolle në ujërat territoriale për mjetet e peshkimit dhe mjetet e transportit të udhëtarëve nga policia kufitare pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku oficeri i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia teksa lahej në det.

 

/rtsh shkodra/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...