“Mos flisni me bindje në emër të m…”- Einxhel e mohoi, por moderatorja në javën e 16-të të shtatzënisë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani, dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

 

 

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.

 

 

Sipas burimeve për “Prive.al”, Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

 

 

Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime. Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në “Instagram” kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak provokuese me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.

 

 

Teksa ky lajm nisi të qarkullojë në media, dyshja ishin duke pushuar në Ulqin të Malit të Zi. Pasi u arratisën për 1 javë në Turqi, ata gjetën kohë të shkëputeshin edhe disa ditë në Ulqin.

 

 

Por teksa të gjithë sytë ishin te ky çift, Einxhel, jo vetëm që nuk konfirmoi asgjë, por zgjodhi të ironizojë mediat që publikuan lajmin. Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet të gjithëve përmes disa postimeve në “Instastory”.

 

 

Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

 

 

Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.

 

 

Në një story të fundit Einxhel, e cila duket se është duke u argëtuar me situatën e krijuar shkruan: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”.

TE TJERA