“Kam qarë më shumë sesa kam qeshur”, Alketa flet për periudhën e vështirë të jetës së saj

Në një intervistë virtuale me fansat, Alketa Vejsiu ka folur si rrallëherë rreth momenteve të vështira që ka kaluar në jetën e saj.

Dikush e pyeti moderatoren: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”

Alketa tregoi se nuk e ka kaluar ndonjëherë depresion, megjithatë ashtu si të gjithë edhe ajo ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj kur është ndjerë e brishtë dhe ka qarë më shumë sesa ka qeshur, teksa në fund jep dhe një mesazh.

“S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz).

Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”, shkruan Alketa.

TE TJERA