E rëndë! Aktorja e njohur pëson aksident të frikshëm, ndodhet në gjendje kritike

Aktorja e njohur, Anne Heche, është në gjendje të rëndë pasi përplasi makinën e saj në një garazh, përpara se të largohej me shpejtësi dhe ta përplaste atë në një bllok apartamentesh.

 

 

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Los Angeles dhe 53-vjeçarja ka pësuar djegie të tmerrshme gjatë përplasjes. Gjithashtu thuhet se ajo është nxjerrë nga rrënojat e shkatërruara nga zjarrfikësit pasi makina e saj shpërtheu në flakë.

 

Ndërkohë janë bërë publike edhe imazhet tronditëse, të cilat tregojnë se si ka përfunduar makina Mini Clubman e ish-partneres së moderatores së famshme, Ellen Degeneres.

 

Por jo vetëm kaq, pasi fotot tregojnë gjithashtu 53-vjeçaren disa momente përpara aksidentit të dytë në timon, me atë që dukej të ishte një shishe vodka.

 

Videoja e kapur nga një kamerë tregon automjetin në pronësi të aktores së njohur duke kaluar me shpejtësi në një rrugë “Mar Vista” pak çaste përpara se të përplasej me një shtëpi.

 

 

Ndërkohë departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles është shprehur se iu deshën 65 minuta 59 zjarrfikësve për të shuar flakët.

 

“Gjendja e saj i pengon mjekët të kryejnë ndonjë test për të përcaktuar nëse ajo ishte duke lëvizur nën ndikimin e alkoolit”, raportoi TMZ.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...