Deklaroi se ishte single/ Moderatorja e ‘Top Channel’ del zbuluar, “arratiset” në Mykonos me të dashurin sipërmarrës

“Ende vetëm”, ishte kjo përgjigjja që pak javë më parë na dha Alesia Bami në intervistën e saj dhënë për “Panorama Plus”.

 

Por vetëm pak ditë më parë, moderatorja u shfaq në ishullin e Mikonos, ku dhe nuk u kursye të publikonte foto nga pushimet e saj luksoze. Por natyrisht që në këto ditë të nxehta ajo nuk ka qenë vetëm, madje as me mikeshat.

 

Nga burime pranë saj kemi mësuar se prezantuesja ka kaluar 1 javë të nxehtë me të dashurin e saj në Mikonos. Partneri i Alesias nuk është një personazh i njohur për mediat, megjithatë në botën e biznesit është një emër mjaft i lakuar.

 

Çifti ka vendosur t’i shmanget syrit të publikut, por edhe të shijojnë pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Europsë, por jo vetëm. Në shtetin fqinj, ajo ka publikuar disa foto në “Instagram” nga ishulli i sa famshëm aq edhe i shtrenjtë ku dhe shumë futbollistët kalojnë pushimet e tyre në vitet e fundit.

TE TJERA