Ofronin shërbim me pagesë në një qendër masazhi/ Denoncimin e bëri një maqedonas: Nuk më kënaqën!

Gjatë ditës së premte u zbulua një çerdhe prostitucioni në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.

 

Qendra e masazheve në këtë zonë përdorej edhe për të kënaqur klientët në forma të tjera veç relaksit përmes masazheve të trupit. Mësohet se kjo qendër ku kryhej aktivitet i paligjshëm u zbulua nga një klient që kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut për të provuar shërbimin e saj.

 

Sipas burimeve, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar. Me të marrë telefonatën, policia e deri më tani nuk kishte ditur asgjë për aktivitetin që ushtronte qendra e masazhit, ka shkuar në rrugën “Teodor Keko” është futur brenda dhe ka arrestuar në flagrancë dy menaxhere, konkretisht 27-vjeçaren M. H dhe 23-vjeçaren B.K.

 

Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Maqedonasi pretendon se është mashtruar nga disa vajza në një qendër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.

 

Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: facebook dhe instagram. Pas një kontrolli në faqen e qendrës së masazhit, shihet që aty publikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numrin e telefonit për të kryer rezervime. Ndërkohë policia po kërkon pronarin e saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...