Nafta ulet ndjeshëm në bursë, Bordi i Ramës ‘rrjep’ shqiptarët: Çmimi ende 221 LEKË!

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë në mënyrë të ndjeshme në bursë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u ul me 2,66 dollarë për fuçi, ose 2,75%, në 94,12 dollarë, ulja më e madhe që nga 18 shkurti.

 

Në Shqipëri qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve.

 

Në postimin e tij në Facebook, Biden thekson se pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të rëndojë xhepat e qytetarëve në mbarë botën, SHBA ia doli, duke hedhur në treg një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

 

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekord”, shkruan Biden.

 

Edhe pse çmimi është vazhdimisht në rënie dhe po normalizohet me çmimin e para luftës, Bordi në Shqipëri vijon të mos reflektojë duke e mbajtur çmimin ende tepër të lartë për qytetarët.

 

Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...