Dy punonjës të Postës së Shqipërisë pa pikë turpi, vjedhin pensionet e të moshuarve

Vidhnin pensionet e qytetarëve, ndalohen dy punonjës të postës. Specialistët për Hetimin e Kr imeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë në Fier organizuan operacionin policor të koduar “Post Office”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, Endri Llazi, 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë;

 

Gëzim Murrizi 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Kjo nuk është hera e parë që punonjës të Postës së Shqipërisë bëjnë gjëra të tilla.

 

Si mund të jesh një njeri kaq i poshtër, kaq i pacipë sa të vjedhësh pensionet e hallexinjve, e pleqve të shkretë që me zor e presin atë të shkretë penesion?

 

Urojmë që këta dy personat të qëndrojnë për një kohë të gjatë në qeli dhe të marrin frikë dhe kolegë të tyre që bëjnë vazhdimisht të njëjtën gjë.

TE TJERA