Vjen vala e re e nxehtësisë! Sinoptikanët bëjnë parashikimin…/ Ja kur pritet kthesa drastike e motit

Nga sot (e enjte) temperaturat do të shënojnë rritje,

por kjo valë nxehtësie edhe pse e fortë, prapëseprapë nuk do të jetë intensive sikur vala e kaluar e muajit Korrik, sidoqoftë temperaturat shënojnë rritje dhe personat e ndjeshëm nga i nxehti i fortë duhet të kenë kujdes në orët e mesdites dhe pasdites.

Kjo valë nxehtësie do të jetë mjaft e fortë sidomos në viset mesdhetare të Shqipërisë, pra në ato zona që njihen për vapen verore dhe të cilat nuk janë freskuar nga frontet e ftohta të kësaj vere që depërtuan nganjëherë në viset tona kontinetale.

Kjo valë nxehtësie nuk pritet të zgjasë shumë, afërsisht deri te dita e diele ose fillimi i javes së re kur priten të kemi ulje kryesisht të lehta të temperaturave dhe mundësi për rrebeshe shiu edhe në zonat e thata të Shqipërisë.

Pra, java tjetër sipas të gjitha gjasave do të jetë pak më e freskët dhe me mundësi për shtrëngata lokale të shiut. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë nxehtë sidomos në Shqipëri, por intensiteti i nxehtësisë do të bije dhe mund të ketë edhe freski aq shumë e kërkuar nga ndonjë stuhi eventuale e shiut që priten gjatë javes tjetër në gati tërë rajonin. Stuhitë do të jenë të karakterit lokal, por kësaj radhe do të kapin më shumë zona sidomos në Shqipëri.

TE TJERA