“Siç e përzutë nga Vlora, ta bëjmë armikun të ikë nga Shqipëria”, Berisha ka një thirrje për qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qytetarët duhet ta përzënë Edi Ramën nga Shqipëria.

 

Sipas Berishës, ai është një armik i lirive të shtetasve shqiptarë.

 

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të turizmit nga Vlora, ku deklaroi se protestat do të jenë jetike për realizimin e misionit të largimit të Ramës nga pushteti.

 

“S’ka diskutim që protestat do të jenë jetike pasi ky është armik. Ai që dhunon votën e qytetarëve të tij është armik i lirive të qytetarëve të tij. Të mos kemi asnjë iluzion.

 

Ishte dhe Fatos Nano, por ai pranoi, sigurisht bëri përpjekje, por jo ishte në pushtet u largua dha dhe dorëheqjen. Ky nuk njeh dorëheqje, pasi ky ka kryer kaq shumë vjedhje dhe afera sa që është i tmerruar nga vetja e tij dhe ndaj i duken vampirë ky e vampirë ai.

 

Ndaj dhe ju ftoj siç e përzutë, se ju e përzutë kësaj here, se u detyrua të zgjedhë Durrësin, ta përzëjmë dhe nga Shqipëria. Jo të ikim ne të ikë ai, të shkoj në Beograd atje e ka mikun e tij, të bëjë biznes a të bëjë çfarë të dojë”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...