Shoferja e vjetër humb kontrollin e makinës, kur shkon policia e gjen të pajetë

Panik në periferi të kryeqytetit në Laknas, ku një grua ka humbur jetën teksa ishte duke lëvizur me automjet. Për këtë ka reaguar edhe policia përmes një njoftimi për shtyp.

 

“Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Nga burime jo zyrtare thuhet se qytetarja mund të ketë pësuar një infarkt, gjithsesi pritet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe njoftimi zyrtar i policisë.

 

Nuk ka ditë që në Tiranë apo dhe në gjithë Shqipërinë të mos ndodhin aksidente rrugore, ku në shumicën e rasteve shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuara.

 

Pavarësisht se është rritur mbikqyrja e policisë rrugore, ndëshkimet po ashtu, prapë shqiptarët vazhdojnë të bëjën lojëra me jetën e tyre kur janë në timon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...