Na bëjnë moral gjithë kohës, por shihni çfarë bëjnë turistët e huaj në Syrin e Kaltër (video)

Syri i Kaltër në Delvinë mbledh me mijëra turistë çdo vit, shumë prej tyre të huaj, ku buron ujë i freskët dhe i ëmbël nga mali i Gjerë.

 

Të shumtë kanë qenë turistët që e kanë vizituar edhe ditën e sotme, por siç shihet nga pamjet e publikuara nga aktivisti Arben Kola ata nuk respektojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Turizmit.

 

Nga video duket se të gjithë turistët janë futur në ujë, ndërkohë që tabelat e vendosura aty e ndalojnë këtë gjë. Aktivisti Arben Kola dëgjohet teksa iu bën thirrje atyre që të dalin nga uji.

 

Ai e konsideron këtë gjë a larmante, teksa i kërkon dorëheqjen ministres së Turizmit Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Situat alarmante në syrin e kaltër të Delvines! Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Edi Rama, dorëhiqu dështake Mirela Kumbaro Furxhi” shkruan ai krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

 

Në fakt është e vërtetë ajo që thotë aktivisti, është e vërtetë që nuk lejohet të lahesh në Syrin e Kaltër, por ky rregull vlen thjesht në teori, se në praktikë është shkelur historiksiht.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...