Duket se është bërë e zakonshme që dyqanet e qendrave tregtare të kryeqytetit të mashtrojnë me produkte për të cilat thonë se i kanë me zbritje. Të paktën kështu shënojnë nëpër etiketa…
Një kliente e Toptanit ka shkuar për të psonisur tek De Facto dhe ka blerë produktin xhinse në ulje me 1990 lekë nga 2490 që ishte çmimi fillestar. Në faturë i është faturuar çmimi pa zbritje, ndërkohë që vajza ka mbetur e shokuar kur ka bërë pagesën.
Nuk dihet nëse kjo është një taktikë për të shitur mallin e mbetur, por me siguri është një mashtrim ndaj klientelës besnike që bën që firma dhe biznesi të humbë besimin e blerësve.
Qytetari denoncon:
“Pershendetje JOQ. Blem disa gjera tek Toptani tek Defacto nje nga produktet ishte me skonto por realisht paguam per pa skonto”