“Çfarë nuk do jepja të t’i puthja edhe një herë…”, Ardit Gjerbea prek me dedikimin për …

Ardit Gjebrea ka qenë një nga shumë personazhet publik që është prekur shumë dhe ka reaguar në mënyrën e vetë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Himarë.

Prej dy ditësh e gjithë Shqipëria zien dhe sidomos ata që janë prindër i ka kapur një lloj frikë, pasigurie, një lloj ankthi pas asaj që ndodhi pardje.

Dhe për fat të keq, vetëm në këto raste ia kuptojmë rëndësinë reale jetës dhe cila është gjëja më e shtrenjtë dhe ajo që ka më shumë rëndësi.

Këtë gjë e ka treguar më së miri Ardit Gjebrea në statusin publikuar pak më parë, ku kujton nënën që s’jeton më dhe jep një mesazh shumë të ndjerë dhe të sinqertë për ata që janë me fat dhe e kanë ende gjallë.

“E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni…

Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, t’i ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë… po shumë…”, shkruan Gjebrea.

TE TJERA