Burri shqiptar i meraksour: Gruaja dhe fëmijët u nisën me gomone për në Angli, kanë 7 orë në mes të detit

Çdo ditë që kalon shtohet numri i shqiptarëve që zgjedhin të largohen nga ky vend me gomone për Angli. Rruga është tejet e vështirë dhe kryesisht ata që e ndërmarrin përsipër rrezikun janë burrat.

 

Në një rast urgjent për redaksinë e JOQ Albania, një burrë në hall ka rrëfyer hallin e tij. Ai shprehet se gruaja dhe fëmijët e tij janë nisur me gomone për Angli dhe nuk përgjigjen prej 7 orësh.

 

Ai thotë se kanë mbetur në det të hapur ndërkohë që autoritetet franceze nuk përgjigjen, meraku i tij është shumë i madh pasi nuk dihet fati i tyre.

 

“Joq Jan nisur femijet dhe nusja me gomone per ne angli dhe autoritete franceze nuk pergjigjen ju lutem boni thirrje se Kan 7 ore ne mes te detit Jan femije ju lutem postojeni Beni dicka. Nuk pergjigjen askush per ti ndihmuar”.

 

Kohët e fundit shumë shqiptarë kanë shkuar në Angli me këtë mënyrë, ku shuma që paguhet është 6000-8000 euro për person dhe udhëtimi zgjat në rastin më të mirë 5-6 orë.

 

Sigurisht që është një mënyrë e rrezikshme dhe personat që e marrin këtë rrugë e dijnë cfarë i pret, por dëshira për një jetë më të mirë i bën të gjitha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...