Berisha: Shqiptarët duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me ekspertë të turizmit në Vlorë, për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.

Berisha u shpreh se borxhi ka shkuar në 107 % dhe për ta përballuar jetesën do duhet që rrogat e shqiptarëve të jenë 1500 euro.

Berisha: Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë.

Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta.

Ajo qeverisje kishte probleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...