Një pushuese me origjinë nga Kosova ka rrezikuar të mbytet pasditen e se merkures në plazhin e Kunesë.
Mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe kanë qenë pushuesit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë.
Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.