“Në luftë me vdekjen”, dy vjeçari shqiptar bie nga kati i tretë, në spital përfundon edhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Monza të Italisë. Një fëmijë 2-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte lënë nën kujdesinë gjyshërve ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonin dhe është plagosur rëndë.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se fëmijë pasi është zgjuar ka hipur në karrigen që ishte vendosur në ballkon dhe ka rënë në tokë.

 

2-vjeçari i quajtur Arli ishte lënë nën kujdesin e gjyshërve pasi prindërit kishin shkuar në punë.

 

“Dëgjuam një zhurmë, dolëm jashtë dhe pamë atë trup të vogël në tokë, nuk jepte shenja jete,”-tha fqinji.

 

Edhe gjyshi, sapo pa Arlin e vogël nga dritarja, vrapoi poshtë i dëshpëruar. Duke kërkuar ndihmë dhe duke bërë thirrje për ndihmë. Foshnja u çua në spital pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë dhe tani po lufton për jetën në repartin e Neuroreanimacionit.

 

Në spital është shtruar edhe gjyshi i tij, i cili e përjetoi shumë keq rrëzimin e nipit të tij, Arlit. Prindërit e Arlit, babai Fabio, nëna dhe gjyshi kanë jetuar në zonë prej vitesh.

TE TJERA