Mahniti shqiptarët në vitet ’90, si duket këngëtarja që po arrin edhe sot majat e suksesit në shtetin fqinj

Enxhi Nini është bërë e njohur në Shqipëri si këngëtare e Festivalit ku mbahet mend me interpretimin e këngëve “Ti je vetja ime”,

 

“Lot i bardhë” apo “Një valixhe me kujtime”, me elegancën e saj të papërshkueshme që gati-gati mbeti si vegim në atë skenë. Kanë kaluar mbi 25 vjet që nga ajo kohë. Megjithatë Enxhin, edhe sot ta shohësh, është njëlloj si atëherë, vetëm që jeta e saj është krejt tjetër.

 

Tashmë kënga ka mbetur një dëshirë dhe ajo është një profesioniste e violinës. Që në vitin 2010 është zhvendosur në Itali ku ka interpretuar në orkestrën e Radio Televizionit Italian, në La Scala dhe shume suksese te tjera.

 

Ndërkaq ajo është mama e dy vajzave, Mia-s, 5 vjece dhe Adele-s, dy, të cilat shoqëruan prindërit në ditën e tyre të martesës, paksa të vonuar, por të plotë në të gjitha detajet që i japin vlerë dhe emocion asaj dite.

 

Në 2019, ajo u rikthye në Tiranë për herë të parë pas 20 vitesh për Festivalin “Different Trains”.“Kthehem në Tiranë, pas shumë vitesh, që nga periudha që kam qenë në Lice. Formimi im artistik ka filluar në Shqipëri, në tetëvjeçare edhe më pas në shkollën e mesme.

 

Mund të them se kjo gjë u kompletua në Itali kur nisa edhe studimet. Në Itali gjeta një mënyrë tjetër të rëni violinës, më shumë u perfeksionova dhe krijova eksperiencat e mia në orkestër, në muzikë dhomë dhe si violiniste më e kompletuar.

 

M’u desh një punë e madhe që të arrija që të bëhesha pjesë e orkestrave të mira, si Rai apo La Scala në Milano. Pavarësisht lodhjes, ai ishte synimi”, u shpreh artistja 3 vite me pare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...