FOTOT: Njihuni me fshatin që jeton mbi flori dhe që po “përpihet” nga toka

Zaruma është një fshat që jeton mbi flori dhe që po gllabërohet nga toka. Ky fshat ndodhet në Ekuador dhe shtresat shkëmbore të tij janë shumë të pasura me ar, gjë që i sjell avantazhe dhe disavantazhe. Nga njëra anë, metali i çmuar u sjell njerëzve pasuri; Nga ana tjetër, mund të bëjë që Zaruma të shembet.

 

Në këtë fshat, thellë në pyjet e Ekuadorit jugor, kryhet grumbullimi i paligjshëm i arit, praktikë që dobëson tokën mbi të cilën është ndërtuar zona e banuar. “Sableros”, emri me të cilin njihen minatorët ilegalë, gërmojnë shkëmbinjtë e pasur me ar, në tunelet mbi të cilat ka shkolla, spitale dhe shtëpi.

 

Për shkak të këtyre praktikave, në vitin 2021 ndodhi një incident që tregon se çfarë mund të ndodhë me të gjithë fshatin: një vrimë 27 metra e gjerë dhe 30 metra e thellë u hap në qendrën historike të Zarumës.

 

Zaruma është një parajsë e artë. Është një nga vendet në botë ku përqendrohet më shumë ar. Sipas të dhënave nga Bloomberg, shumica e minierave të botës përmbajnë nga tre deri në pesë gramë ar për ton tokë dhe shkëmb. Në Zaruma ka damarë që përmbajnë deri në 180 gramë për ton dhe disa degë të vogla arrijnë deri në 500 gramë.

 

Deri më sot janë bërë përpjekje për të mbrojtur nëntokën e qytetit, por kjo vetëm sa ka tërhequr më shumë “sableros”. Sipas një deklarate të Interpolit, minierat ilegale kishin një xhiro prej rreth 48 miliardë dollarësh në mbarë botën në vitin 2016.

 

Nëntoka e Zarumës është një labirint i vërtetë. Ka tunele dhe degëzime që as inxhinierët më të mirë të vendit nuk e dinë se ku janë. Iván Núñez, inxhinieri të cilit i është besuar detyra për të krijuar një formulë për t’i dhënë fund minierave të paligjshme, shpjegon se situata nën Zaruma “është jashtë kontrollit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...