Të lyesh flokët e kuqe do një guxim të madh, mirëpo këtë sezon kjo ngjyrë po përdoret nga shumë personazhe të njohur.
Gjatë ditës së djeshme ishte reperja Loredana Zefi që u shfaq në Instagram ndryshe, duke tradhtuar flokët bionde me të kuqe.
Mirëpo ky trend është përhapur edhe në bukuroshet e famshme në botë. Po flasim për këngëtaren spanjolle, Rosalia. Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto ku duket me flokët e gjatë flakë të kuqe.
Duhet ta pranojmë që ky ndryshim ju rrinë mjaft bukur vajzave, dhe bën që të tërheqin vëmendje më shumë.
Kujtojmë që Josh Wood, ekspet flokësh parashikoi kohë më parë që kjo ngjyrë do të bëhet trend. Me këtë rast ai dha edhe disa këshilla si ngjyra e kuqe në flokë të mos zbehet shpejtë.
“Kam dëgjuar gjithashtu nga shumë persona me flokë të kuqe, të cilët ndjehen të zhgënjyer, apo edhe të injoruar, kur bëhet fjalë për larjen e ngjyrës së kuqe në shtëpi”.
“Unë e di se ata duan të njëjtat të kuqe moderne, që mund të arrihen në sallonet e bukurisë. Sidomos pasi që e kuqja është një nga ngjyrat më të shpejta për t’u zbehur”, shprehet eksperti.
Gjithashtu, nëse keni menduar që t’i lyeni flokët tuaj në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të përzgjidhni dhe shampon e duhur.