Dalin mesazhet! “Ankohet” vajza e Markut: Njerka më trajton keq… (foto)

Rudina Dembacaj është mësuar të jetë një prej personazheve më të komentuar, sidomos në rrjetet sociale, edhe kur deklaratat apo postimet e saj janë thjeshtë shaka apo batuta. Se fundja, është edhe “pak” aktore humori, edhe pse njerëzit duket se e harrojnë këtë gjë.

 

Kështu ka ndodhur edhe me një prej postimeve të fundit në Instagram, ku moderatorja e “Part Time”, është pyetur se përse nuk poston foto me vajzën e vogël të bashkëshortit të saj, Mark Frrokut.

 

Rudina ka lënë vetë Ertën të përgjigjet, por përgjigja e saj ka konfuzuar jo pak ndjekësit. Vajza ma shkruar thjeshtë: “Sepse njerka më trajton keq”.

 

Por pa panik njerëz, është qartësisht një shaka, kjo edhe nga fakti që përgjigja është ripostuar nga Rudina, duke qeshur.

 

Po ashtu edhe nga që aktorja e “Klanifornia” ka pranuar më shumë se një herë se marrëdhënia e saj dhe e së bijës, Vikit, me fëmijët e Markut, është shumë e mirë.

 

Tani bëhuni gati sepse fotoja e parë mes Rudinës dhe Ertës me siguri do të vijë shumë shpejtë. Me gjasë me përshkrimin: Me njerkën!

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...