BASHKIA VENDOS PEMËT, QYTETARËT: TË VENDOSEN EDHE STOLA

Në kuadër të planit për lirimin e hapësirës publike, bashkia Shkodër ka vendosur disa pemë dekorative në rrugën muzeale “Kolë Idromeno”.

 

Pas aksionit për heqjen e tavolinave të vendosura nga bar – restorantet në këtë zonë, kjo është nisma e parë e bashkisë Shkodër për rivitalizimin e kësaj rruge mjaft të frekuentuar nga qytetarët shkodranë por edhe mijëra turistë. Të pyetur nga Star Plus, qytetarët shkodranë thonë se njëherësh me pemët dekorative bashkia duhet të kishte vendosur edhe disa stola pushimit.

 

Në fakt, asnjeri nga dy projektet e menduara per rivitalizimin e pedonales “Kolë Idromeno” nuk u realizua. Në njërin format, pemët duhet të shërbenin jo vetëm si dekor për pedonalen por rreth tyre ishin projektuar stola pushimi për qytetarët apo turistët e ndryshëm.

 

Ndërkohë në modelin e dytë, ku pemët janë të mbjellura në pedonale, pjesë e projektit do të ishin edhe çadrat uniforme për të krijuar hije në pedonale, kryesisht gjatë verës. Çadra këto të cilat do të mund t’I shërbenin bizneseve të zonës për klientët e tyre. Por duket se bashkia Shkodër ka ndryshuar planet dhe buxhetin për të arritur më pas në rezultatin me të cilin tashmë janë njohur një pjesë e mirë e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...