“Një rrugëtim i ri për mua”! Bora Zemani zbulon projektin e ri, bën hapin gjigant në karrierë

Tashmë është zyrtare: Bora Zemani do të jetë moderatorja e spektaklit më të ri që starton së shpejti në Top Channel, Dancing With The Stars. Ka qenë vetë faqja zyrtare e TCH që ka publikuar promon reklamuese, ku në të shfaqet Bora Zemani.

 

“A jeni gati të shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? “Dancing With the Stars” së shpejti në Top Channel!”, shkruhet në video.

 

Në këtë mënyrë, konfirmohen edhe zërat që tashmë Borën nuk do ta shohim në në Përputhen, program të cilin e drejtoi për 2 sezone.

 

Përflitet që vendin e Borës në progrmain e dashurisë do ta zërë me shumë mundësi Ori Nebiaj.Vetë Bora duket shumë e emocionuar për këtë hap të ri në karrierën e saj.

 

Moderatorja ka publikuar një video ku konfirmon çdo gjë. “Një rrugëtim i ri për mua në Top Channel”, shkruan Bora, si dhe fton Sara Hoxhën, që do jetë producente për një tango.

 

Spektakli pritet të nis në fund të shtatorit, deri tani nuk është zbuluar ende zyrtarisht asnjë nga VIP-at që do jenë, por përfliten emra si Donald Veshaj, Ardit Cuni etj

TE TJERA