Këngëtarja shqiptare në hall: Më ngatërrojnë djalin për vajzë se ka flokët të gjata

Orgesa Zaimi ka ndarë së fundmi një shqetësim që ka të bëjë me djalin e saj. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja e njohur shprehet se shumë persona e ngatërrojnë djalin e saj Kronin me vajzë, për shkak se mban flokë të gjata.

 

“Përshëndejte të gjithëve. Ky story u dedikohet të gjithë atyre që më ngatërrojnë çunin për gocë vetëm se ia kam lënë flokët e gjata, ose më saktë Kroni ka vendosur vetë t’i lërë flokët e gjata. Është çun edhe pse ka flokë të gjata” shprehet këngëtarja.

 

“Është ok edhe për një djalë që t’i ketë flokët e gjata. Unë kam vetëm hall se është vapë. Kaq. Mjaft me stereotipe, ndasi të tilla, unë kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë nga etiketimet “mos e bëj këtë se je gocë” “mos e bëj këtë se je çun” … lërini fëmijët rehat”

 

Pak dite me pare në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar këngëtarja Orgesa Zaimi. Gjatë intervistës nuk i shpëton surprizave të Ermalit, madje shpërthen në lot, si kurrë më parë. Motra e saj jeton në Zvicër dhe i dërgoi një mesazh plot emocione jete dhe batuta mes motrave.

 

“I kam bërë shpesh herë block”, ishte sinjali i parë i dedikimit në ‘Abc e pasdites’. Mjaftuan disa sekonda nga leximi i Ermalit dhe Orgesa emocionohet pafund.

 

Orgesa rrëfeu ndër të tjera se mban me vete vathët që motra e saj ia kishte dhënë, madje i kishte të vendosur edhe tek Kënga Magjike. “Unë kam vathët e Elvanës të vendosur dhe i kam pasur gjatë gjithë Këngës Magjike. Më beso ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për mua sepse gjatë gjithë kohës e kam pasur afër në të gjitha momentet e mia të rëndësishme”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...