E tradhtoi me shoqen e re, Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut

Dy mikeshat e ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, vijonë me batutën e nisur pak ditë me parë në rrjetet sociale.

 

Pak ditë më parë, dy moderatoret, zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story. Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”

 

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.

 

Kjo e fundit u përgjigj përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”. Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, reagoi përsëri se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.

 

Por së fundmi Xhemi është rikthyer në Shqipëri, dhe këtë gjë na e zbuloi vetë Arbana. Në një foto që kjo e fundit ka postuar në Instagram, dy moderatoret duket se janë takuar, ndërsa Xhemi shfaqet duke ngrënë.

 

“E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”- shkruan Arbana krahas fotos, duke shkaktuar të qeshura edhe te ndjekësit e saj.

 

Ashtu si në shumicën e fotove që publikon në rrjetet sociale, edhe në këtë Arbana është munduar të fshehë barkun e rrumbullakosur. Moderatorja është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...