Armina Mevlani flet hapur për ndërhyrjen që po mendon të bëjë: Dua të zvogëloj gjoksin, më ka shkaktuar

Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.

 

Një ndjekës e ka pyetur blogeren: “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë.”

 

Armina pohoi se e ka menduar ta zvogëlojë gjoksin për shkak edhe të problemeve që i ka shkatuar, mes tyre edhe skoliozë. Por blogerja shton se ka gjithashtu frikë nga operacionet.

 

“E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”- shkruan Armina në Instastory.

 

Më herët në një intervistë tjetër virtuale, Armina është pyetur rreth së njetës gjë. “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?”- ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Armina iu përgjigj duke theksuar edhe se i ka krijuar skoliozë dhe dhimbje shpine.

 

Në përgjigjen e saj ajo shkroi: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.”

 

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...