Vjen lajmi i mire per te gjithe qytetaret shqiptar. Lehtesohen rregullat e udhetimit ne Rinas

Terminalit të aeroportit te Rinasit iu shtuan sot 5 mijë metra katrorë, pothuajse një terminal i ri sipas zëvendëskryeministres së re dhe njëkohësisht ministres së Transportit dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, të ndërtuar gjatë muajve të fundit për t’u përballur me fluksin e turistëve.

 

Në përurimin e infrastrukturës, që parashikon edhe disa risi si leximi digjital i pasaportave, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Balluku.

 

Kryeministri ka inspektuar edhe vendqëndrimet e avionëve, ndërsa kur kaloi pasaportën e tij në shërbimin elektronik të identifikimit pyeti Nanon: “Aty te e-Gates nuk ka më kontroll nga polici, vetëm me sy? S’ka më jo po shih se”.

 

Balluku shtoi se tashmë terminali i Rinasit “nuk ka asnjë ndryshim me terminale të tjera në Europë”, dhe se paralajmërohen punime të tjera si veshja dhe zgjatimi i pistës që do të shndërrojë “ Nënë Terezën” në një aeroport të kategorisë 4E, që mundëson edhe fluturimet transoqeanike, diçka që do të synohet sipas ministres edhe në aeroportin e Vlorës në ndërtim.

 

Sipas kryeministrit Rama, “terminali u ndërtua në kohë rekord sepse po përballej me një presion të jashtëzakonshëm, investim i munguar prej shumë vitesh për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme me shumë probleme, me një kompani që nuk i qëndroi korrekt detyrimeve”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...