Turp! Mungojnë ilaçet në QSUT për fëmijët me tumor, Prokuroria mbyll hetimet: S’ka vepër penale

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen e kallëzimit penal në lidhje me mungesën e ilaçeve në QSUT për fëmijët që kurohen nga k anceri e tumoret.

Rasti u denoncua nga gazetari Osman Stafa, që kreu një investigim se si medikamentet që si rregull duhet t’i siguronte shteti mungonin në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në investigim, gazetari sjell edhe rastin e disa familjeve që kuronin fëmijët e tyre me këto medikamente. Ata denonconin se si i blinin vetë këto ilaçe, edhe në tregun e zi, pavarësisht çmimeve të larta të tyre.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës nuk ka gjetu vepër penale në këtë rast, megjithëse mungesa e këtyre ilaçeve ka vënë në rrezik jetën e dhjetra fëmijëve.

“Pas më shumë se 3 muaj që nga momenti i parë që kreva kallzim penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, ka vendosur “mosfillimin e procedimit penal”, për mungesën e medikamenteve në QSUNT, në repartin e Onko-Hematoligjisë”, njofton gazetari.

Përmes një postimi në Facebook, Stafa akuzon prokurorinë se nuk ka hetuar në thellësi çështjen. “Nuk e di çfarë hetimi ka kryer Prokuroria e Tiranës, për mungesën e medikamenteve jetëshpëtuese për fëmijët, dhe nuk dua të besoj se këtë çështje kanë dashur vetëm ta mbyllin me procedura.

Por fatkeqësisht, të gjitha mendimet më çojnë në këtë drejtim, sepse mjafton të marrësh regjistrat e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për të vërtetuar ose jo pretendimin tim, për mungesë ilaçësh”, shton ai.

Më tej, gazetari pyet nëse janë marrë në pyetje familjarët e fëmijëvë? A janë marrë përgjatë kësaj periudhe 2-vjeçare regjistrat e medikamenteve që pavioni ka marrë nga depoja qendrore e farmacisë në QSUNT? A janë marrë në pyetje mjekët? Po drejtoresha e qsut-se? Po titullarë nga Ministria e Shëndetësisë për shpërdorim detyre? Po një kërkëse për informacion sa i përkët tenderave?

Ai më pas shpreh habinë se si Prokuroria nuk ka gjetur vepër penale në kallëzimin e dorëzuar prej tij. “T’i mohosh dikujt medikamentet jetëshpëtuese, kur je ti që ia siguron dhe të mos quhet vepër penale. Po, mungesa e këtyre ilaçeve, çon në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, deri në vdekje. A nuk është kjo së paku shpërdorim detyre dhe maksimumi, vrasje?”, thotë ai.

Sipas tij, qëllimi i prokurorisë nuk ka qenë për asnjë moment hetimi, por mbyllja e dosjes, siç e mbyllli. “Kjo pasi Prokuroria nga momenti i regjistrimit të kallzimit, dt. 04.05.2022 ka pasur 15 ditë kohë, sipas ligjit, për të vendosur fillimin ose mosfillim e procedimit penal. Por, ky afat ligjor është shkelur dhe vetëm në datën 05.07.2022, pra dy muaj më vonë Prokuroria ka vendosur mosfillimin.

Në fakt, me kalimin e afatit ligjor, Prokuroria ka pasur detyrimin që ta regjistronte procedimin penal dhe të kryente hetime të plota. Ndërkohë që për 3 dite bëhen 3 muaj që është regjistruar kallëzimi penal dhe une akoma nuk kam vendimin e mosfillimit”, shton ai.

Ai thotë se do të kundërshtojë këtë vendim të Prokurorisë së Tiranës. “Do të bëj ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më pas do të vendosë Gjykata se çfarë do të ndodhë me këtë çështje”, thotë Stafa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...