Nuk pranon të bëhej synet, 5-vjeçari qëndron dy orë mbi çati! Habitet mjeku: Nuk kam pare kurrë kështu…

Një 5-vjeçar nga Indonezia u ngjit në çatinë e klinikës mjekësore dhe refuzoi të zbriste nga ajo për 2 orë, pasi nuk deshi të behej synet.

Dr. Anik Sutari që u mor me këtë rast tha se kurrë nuk kishte parë ndonjë gjë të tillë gjatë gjithë viteve të eksperiencës së tij si mjek.

“Gjatë gjithë historisë time profesionale, nga 20 vjet që kam bërësynet me mijëra fëmijë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të hipë në majë të çatisë”, deklaroi Dr. Sutari.

Pas 2 orësh prindërit menduan të kontaktojnë personin e preferuar të djalit, mësuesin. Mësuesi e bindi atë të zbriste dhe të behej synet.

Dr Sutari tha se djali nuk u grind, qau apo u ankua përgjatë procedurës mjekësore. Kjo histori është bërë virale dhe komentet kanë qenë të shumta

Pothuajse mbi 95% e fëmijëve meshkuj në Indonezi bëhen synet, gjë që është kthyer si të thuash në një ligj por të pashkruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...