Emigrantit shqiptar në Angli: Doja të blija shtëpi në Tiranë, agjensia imobilare tentoi të më mashtronte!

Shqiptarët në emigracion, punojnë me vite të tëra jashtë vendit, për të bërë një shumë parash dhe të blejnë në Shqipëri një shtëpi, pasi me punën këtu, do të ishte e pamundur ta blinin.

 

Ato që mund të prezantojnë shtëpi të mira në vendin tonë janë agjensitë imobilare, të cilat janë të parat që kontaktohen nga emigrantët.

 

Mirëpo, mesa duket jo të gjitha agjensitë janë korrekte.

 

Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur së fundmi denoncimi i një emigranti shqiptar në Angli, i cili denoncon agjensinë “Bylis Albania”, që ka tentuar ta mashtrojë.

 

Emigranti shqiptar shprehet për JOQ se kishte vendosur që të blinte një vilë në Tiranë dhe shuma fillestare ishte 320 mijë euro, mirëpo, papritur, pronari vendosi që të ngrejë vlerën e pronës në 430 mijë euro.

 

Ndërmjetësi mes pronarit dhe blerësit ishtë agjensia “Bylis Albania”, e cila normalisht merr një përqindje.

 

Deri këtu nuk ka asnjë gjë që nuk shkon, pasi dhe pronari ka të drejtën e tij të ngrejë vlerën e pronës nëse e mendon, sepse prona është e tij dhe ai vendos vetë se sa do ta shesë.

 

Mirëpo, agjensia në komunikim me blerësin, i ka treguar rritjen që ka bërë pronari dhe e ka njoftuar se “Bylis Albania” merr 3% të vlerës.

 

Në mesazhet e mëposhtme shihet se agjensia e llogarit 3% në një vlerë prej 20 mije eurosh, ndërkohë që nuk ëhstë aspak aq. 3% i 430 mijë euro është 12900 euro.

 

Qytetari e ka kapur këtë detaj dhe i ka bërë me dije se 3% nuk është saç e kanë llogaritur ata, por më pak.

 

Megjithatë, agjensia, insiston se do 20 mijë euro nga shifra e blerjes së vilës, edhe pse matematikisht nuk është aq.

 

Denoncimi i qytetarit:

Jam nje emigrant rri angli dhe normalisht si cdo emigrant me lekt e mbledhura me djers doja te blija nje pron apartament. Me lek qe sna i ka fal njeri, kontaktova agjensin imobiliare bylis albania shpk se mdoli para nje pron e tyre duke kerkuar

 

por mdoli qe ishte agjensi mashtrimi sepse e njejta pron qe kam par me pronarin e shtepis ma nisi kjo agjensi bylis albania shpk me agjente bleona te pakten kshu mu prezantua Agjensi mashtrimi pasi cmimi real i shtepis ishte 350.000 euro ndersa ajo ma prezantoj per 450.000 euro por prap se pranonte mashtrimin qe po bente megjithse ja dergova me fakte

 

dhe vazhdoj duke abuzuar duke then se pronari e shet 430.000 euro dhe agjensia merr 3% te vleres se shitjes qe i binte sipas vajzes 20.000 euro pastaj tha 18. Po tani joq ne verte jemi pa shkoll po shyqyr zotit kaq llogari dim tbejm 430×3%= 12.900 Por jo sipas zonjes si binte kaq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...