E zuri korrenti për shkak të karikuesit të telefonit, ndërron jetë në gjumë adoleshentja

Një paralajmërim urgjent mbi mbajtjen e telefonave dhe karikuesave pranë është dhënë pasi një adoleshente ndërroi jetë pasi e kapi korrenti teksa ra në gjumë me telefonin e saj celular pranë.

 

Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia.

 

Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike.

 

Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale për sigurinë e karikuesve të telefonit. “Ata duhet të bëjnë fushata ndërgjegjësimi publik se si të kenë kujdes me energjinë elektrike,” tha një person.

 

Për fat të keq ky nuk është rasti i parë kur dikush humbet jetën për shkak të korrentit nga karikuesi i telefonit, por ky rast u bë viral, ndaj dhe ka nxitur debate të mëdha.

 

Ky është një ‘gabim’ që e bëjmë pothuajsë të gjithë, por duhet pasur kujdes, pasi e liga njëherë bëhet, kështu që mos e neglizhoni më këtë gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...