(video) “Gjyshi hajdut” bëhet prapë i “gjallë”, vjedh me stilin e tij paratë dhe telefonin në lokal

Pas disa ditësh mungesë, ka dalë në skenë gjyshi hajdut, i cili vjedh i qetë në bizneset e Tiranës, por polica vetëm e procedon penalisht.

 

Kjo është vjedhja e radhës e të moshuarit, që nuk di të ndalet dhe e ka kthyer tashmë këtë në profesion, duke u kthyer në problem real për bizneset.

 

Së fundmi, gjyshi i vjedhjeve ka bërë ‘golin’ në një lokal në Tiranë. Ai ka vjedhur një telefon dhe një shumë të konsiderueshme parash.

 

Pronari i lokalit e ka denoncuar në JOQ Albania dhe thotë se policia nuk po i jep zgjidhje këtij problemi të vazhdueshëm, jo vetëm për të, por ër shumë biznese të tjera.

 

Pronari shkruan: Ne Tirane ka ndodhur nje vjedhje ne nje lokal dhe desha tju pyesja nese keni mundsi ta shpërndani. I dyshuari mendohet ta ket emrin Lider Skendaj, ka ndodhur në zonën e Porcelanit.

 

Ka marrë Nje telefon dhe nje shum parash. U drejtova tek ju sepse policia spo gjen zgjidhje dhe mendova se do beja mir ktu. Ne polici na than qe ky person esht hajdut telefonash dhe i shet ato.

 

TE TJERA