U hodh nga makina për t’i shpëtuar përplasjes me pemën, ndërron jetë shqiptari

Një aksident fatal i ka marreë jetën një shtetasi 37-vjeçar shqiptar në Itali, banues në Casatisma prej vitesh, pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një pemë.

 

 

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes ku shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fortë me një pemë.

 

37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

 

Ambluanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij. Bashkëshortja e tij, së bashku me disa të afërm kanë nxituar të shkojnë menjëherë në vendngjarje, ku pas tronditjes së pësuar ajo u ndje keq dhe u dërgua në spital.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...