Turp e faqe zezë! Plazhi publik i mbushur plot me mbeturina, po tani kush e ka fajin?

Jemi në pikën e sezonit turistik, por vija bregdetare në disa qytete është e mbushur me mbeturina. Së fundmi Neësbomb.ak ka publikuar një video nga bregdeti Karpen i Qerretit, ku shihet se plazhi publik është plotësisht e ndotur.

 

Shakak i kësaj ndotje janë vetë qytetarët të cilët konsumojnë pijë, siç shihet në video birra dhe më pas i lënë në tokë, por edhe e shtetit, pasi jo vetëm mbeturina, por rëra shihet e mbushur me bar.

 

Edhe pse është reklamuar shumë pastrimi i vijës begdetare, duhet se nuk ka vlejtur e njëjta gjë për plazhin publik të Karpen.

 

Shqiptarët ankohen përditë për cmimet e shtrenjta në plazhet private, po edhe ato pak plazhe publike që janë, i ndotim vetë pa pikë turpi.

 

Dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm në plazhin e Karpenit, por kudo në gjithë vijën bregdetare ku ka plazhe publike, histori që përsëritet vit pas viti.

 

Para se të ngrëmë zërin ndaj privatit për cmimet e mëdha, të bëhemi njerëz dhe qytetarë normale që të mos ndotim më plazhin publik, atje ku rrimë vetë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...